Aktualisht anija më e madhe në botë del në lundrim, mund të ankorohet dhe në Shqipëri?! (FOTO)

140

362 metra e gjate,64 metra e gjërë, mund të mbajë deri në 6988 pushues në 16 nga 18 kuvertat e saj,

24 ashensorë për pushuesit dhe rreth 2300 anëtarë të ekuipazhit që do tu shërbejnë turistëve Kjo është anija më e madhe në botë e quajtur “Wonder of the Seas”. Ka kryerë testimet e lundrimit në 1550 milje detare dhe në 4 mars të vitit të ardhshëm do të nisë lundrimet zyrëtare.

Gjatë testimeve anija arriti një shpejtësi deri në 43 kilometra në orë. Më shumë se 500 punonjës morën pjesë në gati 40 inspektime që iu bënë anijes para se ajo të niste lundrimin.

Majin e ardhshëm, kroçera “Wonder of the Seas” do t’i drejtohet Mesdheut për një lundrim 7 net, me destinacione nga Barcelona, Palma de Mallorca dhe Capri në Itali. Në të ardhmen kur lundrimet të fillojnë zyrtarisht me turistë, Shqipëria mund të jetë dhe një ndër vendet që do të ankorjë “gjigandin e detrave” si pjesë e vendeve mesdhetare. Këtë verë rikujtojmë që jahti më I madh në botë ankroj në Sarandë, ndryshe I njohur si Jahti i Xhef Bezos , pronarit të Amazone.

“Do të jetë mrekullia më e re në botë, në Karaibe dhe Mesdhe. “Ëonder of the Seas” do të ofrojë aventura të jashtëzakonshme, për të gjitha moshat që do të jenë në bordin e saj”, shprehet Michael Bayley, drejtori i përgjithshëm i Royal Caribbean International.

Lexo edhe:   ‘PO MË BËNIN PËR BUDALLE’, ORINDA HUTA TREGON TË PAPRITURËN QË I NDODHI...