“U bëre e bezdisur me këto postime për Big Brother”, Arbana Osmani i “mbyll” gojën me lezet atyre që e kritikuan

97

“Big Brother Vip Albania” nuk ka filluar ende, por kurioziteti është i madh për shtëpinë dhe personazhet. Postimet e Lori Hoxhës, faqes zyrtare të programit, si dhe vetë moderatores Arbana Osmani, kanë gjithmonë interes.

 

Megjithatë, ka edhe nga ata ndjekës që janë “bezdisur” nga postimet e shpeshta lidhur me këtë edicion. Pikërisht kjo i ka ndodhur Arbanës. Moderatorja ka postuar një klip promovues, ku është shkruar se emisioni i shumëpritur vjen në tetor.

 

“Thjesht bëhesh e bezdisshme me këto reklama pa lidhje, se do fillojë BB e kemi marrë vesh, u bë kohë, janë shumë acaruese këto reklama 10 sekonda”, i shkruan një ndjekëse.

 

Mirëpo, Arbana nuk ia ka kursyer përgjgjigjen. “Është puna ime dhe më pëlqen shumë, po shumë fare”, ia kthen ajo.

 

Ndërkohë, ka edhe shumë diskutime lidhur me konkurrentët pjesëmarrës. Faqja zyrtare e “Big Brother Vip” ka publikuar deri më tani, video të dy konkurrenteve të para, por pa ia zbuluar portretin.

 

Edhe në këtë edicion, do të jenë plot 100 ditë transmetimi live që do të transmetohen në dy kanale të platformës Digitalb. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh do të jetë 100 mijë euro. /News31

 

Lexo edhe:   Pak e dinë, por i madh Reshat Arbana ka pasur raporte të këqija me djalin thoshte: Ishalla nuk më bëhet…