Rikthen reshjet e shiut në fundjavë, këto zona duhet të kenë kujdes nga stuhitë dhe shtrëngatat

146

Ditën e shtune, parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme priten përgjatë gjithë ditës.

- PUBLICITET -

Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit, reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave e rrebesheve afatshkurtër kryesisht në veri dhe qendër.

Gjatë orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Edhe për ditën e Diel, moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por, me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.

Lexo edhe:   Dëshmitë prekëse të familjeve në çadra natën e ndërrimit të viteve: Edhe të kishim diçka nuk kemi ku e gatuajmë, jemi në pikë të hallit