PER SHKODREN E HISTORIKUN E SAJ….

(Flete ditari prej librave te ndryshem)
Kuriozitete e kujtime (nr.3)
MANDAT E SHTREGULLAT
SHkodra e tana te mirave , kishte edhe nji peme te njoftun per frutin e saj, MANDIN!…
Pothuejse çdo shpi, siç kishte nji komik e nji fik, kishte ne bahçet e shumta te saj edhe nji peme mandi!.

Fruti i mandit perdoresh per ushqim tuej pergatite prej tij reçel e pekmez, por gezim e hare krijonte kur konsumohesh direkt prej pemes. Kur shkundej mandi(zakonisht shkundjen e bante nji i forte), ne toke shtrohej nji çarçaf apo safrabez, per te mbledhun frutat ,si vile te vogla ,pa u damtu e me kujdes!

Oborri mbushej plote e perplote me banore te mahalles apo te lagjes, te cilet kalonin kohen me muhabete, humor,barcoleta e lezet, tuej shiju me oreks mandin e zi apo te bardhe!..
Me mandat- frut, prodhohesh edhe raki (kjo e pjekun dy here ishte mos me ia pase lakmi asaj te Permetit ne daç per pije, ne daç per shije, me meze e pa meze)!..

Shume familje ne qytet, e ma shume ne katunde, manin kryma mendashit,se ushqehesh me gjethet e mandit prej ku krijohesh mendashi shkodran(e jo kinez)!

Familja e pare qe ka prodhu mendashin ne vendin tone ka kene familja Muzhani.

Mandi, kjo peme e madhe me trup e dege, perdoresh edhe per te saju lojen tradicionale e karakteristike qe ne kohe te hershme, SHTREGULLAT (loje me prejardhje pagane)!
Per te kriju shtregullen, lidheshin konopet ne degen ma te trashe e ma te sigurte te mandit dhe aty vihesh nji ndejse.

U krijonte nji skene si ne nji shfaqje popullore pa regjisor, por vetem me aktore femije , te rij e te reja, bile edhe gra.

(Burrat nuk marrnin pjese, sepse ata rrinin gjithe diten ne dyqanet e tyne ne qytet apo Pazarin e madh!).

Ne shtregull hypnin me rralle simas moshes e deshires,pjesemarresit ne loje dhe tundenin njeni-tjetrin sa andej- ketej shoqnu me humor e kange( edhe shpoti pa te keq):

Shkova preva nji gem kumulle/ m’u afru nji vajze e bukur!
Hajt moj vajze m’u hiq meje,
se m’ lujte mendt prej kreje!
*
Moj e bukura nen fojlete,
a je çue, apo je fjete,
se diçka deshta me t’pvete:
– Njate molle qi t’dhash mrame
a e ke ruejt,apo e ke ngrane?
– E kam ruejt si syte e ballit,
e kam shti ne tesha n’paje,
kur te martohena e hame bashke!….

Broje broje, nji kaçile me mullaga/ se na asht martu Pjeter Daka / ka ba dasem me saraga…😅😈😇

Moj marangje me limu,
te kam dashte e te du..

Ulu mal sa t’dalin hana,
t’na baje drite neser mrama!..
etj..etj….

Keshtu vazhdonin gjithe veren keto mbasdreke te bukura e gazmore, qe banoret e lagjeve i kalonin te bashkuem e ne harmoni me njeni – tjetrin

 

NGA LUKE LUKA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...