Në makinë me Antonelën, Mevlani e pranon publikisht se është penduar që zgjodhi Ledjanën

Antonela, Ledjana dhe Mevlani u kthyen në treshen më të komentuar në Shqipëri, pasi morën pjesë në Përputhen 2.

Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana të njëjtin pëlqim për Mevlanin, dy gocat duket se nisën të “luftonin” për të njëjtin djalë! Më vonë, Antonela u tërhoq dhe Mevlani me Ledjanën vazhduan njohjen dhe madje dolën çift nga programi.

Por, pas mbarimit të emisionit, gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër. Mevlani e Ledjana e shkëputën marrëdhënien, madje nuk i kanë kursyer “thumbat” dhe ironitë ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë, me Antonelën, Mevlani ruan një raport miqësor, shpeshherë nga fotot që kanë qarkulluar në rrjet, mund të themi që ka qenë edhe më shumë sesa thjesht miqësi.

Së fundmi, të dy ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Jashtë Loje” me moderatoren Sidorela Gjonin. Sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese për dy ish-konkurrentët.

Ata u pyetën se për çfarë janë penduar dhe të dy dhanë të dy përgjigje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Antonela tha se duhet ta kishte shijuar edhe më shumë nga sa ka bërë, ndërsa Mevlani tha shkurt “Jam penduar për zgjedhjet që kam bërë në program”.

Zgjedhja e tij ishte Ledjana dhe nga kjo përgjigje kuptojmë që ai është penduar për zgjedhjen që bëri në program.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...