‘Jam i dashuruar’, Atdheu flet për lidhjen me Bora Zemanin

269

Prej kohësh në rrjet është përfolur se Bora dhe Atdheu kanë nisur një romancë, por këto aludime i ka hedhur poshtë vetë ish-konkurrenti i “Përputhen”.

Atdheu ishte sot i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë. Ai shtoi se ka shumë respekt për Borën dhe nëse do kishte qenë konkurrente do dilte me të.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti. Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, u shpreh Atdheu.

Ish-konkurrenti zbuloi se është i lumtur dhe i dashuruar, por nuk e tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.

Lexo edhe:   Kush është bukuroshja shqiptare që ia bëri '8 me 2' Ledri Vulës