I shembin gjithë “pasurinë” e saj, qytetarja mes lotësh: E kam ndërtuar me gjak

IKMT vazhdon me shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e plazhit të Orikumit në kuadër të të aksionit ‘bregdeti ynë’.

Mes lotësh pronarja e një objekti që është prishur i pari sot, tha se nuk i kanë dhënë asnjë shkresë për shembjen e lokalit dhe shtoi nuk janë lajmëruar më herët.

“Me gjak e kam ndërtuar, ka qenë kënetë dhe e kemi bërë këtu. Ka 23 vjet që merrem me këtë. Nuk ka sollën asnjë shkresë, asnjë gjë. Para një vit e gjysmë dhamë dokumentat dhe nuk na thanë më gjë. Njerëz që punojnë me djersë nuk ka”, thotë zonja mes lotësh.

Të njëjtën gjë e konfirmon dhe bashkëshorti i saj, i cili thotë se ka investuar miliona lekë në këtë subjekt dhe tani po ia prishin pa te drejtë. “Kemi 23 vjet këtu në Radhimë, e kemi marrë me leje nga komuna që ka qenë atë kohë.

Kemi hedhur miliona lekë. Kemi paguar taksa bashkie, plazhin, mirëmbajtjen. Kabinat i kemi në legalizim për së dyti dhe vijnë i prishin pa lajmëruar. Nuk kanë sjellë asnjë shkresë për heqjen e pajisjeve. Të gjitha janë pa leje këtu. S’dimë asgjë, kot prishen”, tha pronari i objektit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...