E BUJSHME/ Aktorja e dashur nga të gjithë do të marrë pjesë në “Big Brother Vip”

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit.

Madje, tani dihet edhe data e saktë se kur do të nisë emisioni i shumëpritur nga të gjithë, do të jetë data 1 tetor që do të shënojë fillimin e Big Brother Vip në Shqipëri.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ka zbuluar së fundmi konkurrenten e radhës.

Bëhet fjalë për një figurë të njohur të artit shqiptar, aktoren e njohur dhe të dashur nga të gjithë, Ema Andrea.

Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it.

Ema bëhet kështu banorja e katërt që është zbuluar deri më sot. Vetë faqja zyrtare e Big Brother në Instagram ka zbuluar deri më sot përmes një videoje dy këngëtaret, që janë Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.

Gjithashtu është zbuluar përmes portaleve të ndryshme që pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë edhe aktori Romeo Veshaj. Pra deri më sot bashkë me Ema Andrean kemi 4 emra të zbuluar deri më sot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...