Denôncimi i fortë i qytetarit: E kam nënën prej dy javësh rëndë, s’e shtrojnë në spital (Video)

129

Situata me koronavirusin në vendin vijon të jetë e rënduar. Në një raportim nga spitali Covid-1, gazetari Erjon Skëndaj tha për “News24” dhe “BalkanWeb” se vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në këtë spital 12 urgjenca mjekësore me të sëmurë rëndë.

“E premtja ka shënuar rekordin e urgjencave mjekësore. Nga ora 06:00 e mëngjesit e deri më tani janë të paktën 12 ambulanca deri më tani me të sëmurë rëndë, që kanë mbërritur në spitalin Covid-1.

Shumica e personave të mbërritur sot janë në moshë mbi 70 vjeç. Nga bisedat jashtë spitalit thuhet se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë bërë vaksinën dhe nuk kanë qenë të infektuar më parë me virusin.

Ngarkesa spitalore në të dy spitalet Covid ka mbërritur në 80%, pra vetëm 20% e shtretërve janë të lirë. Po të ecet me këtë ritëm shtrimesh, brenda kësaj jave do të ezaurohen të gjithë shtretërit”, tha gazetari Skëndaj.

Ndërkohë, gazetari Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dhe denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili thekson se nëna e tij është në gjendje të rëndë nga Covid-i prej dy javësh, por spitali nuk ka pranuar që ta shtrojë.

“Prej dy javësh, mamaja është prekur nga Covidi. Ne e kemi mbajtur dhe kuruar në shtëpi, nën vëzhgimin e mjekut. Kur Nëna i ka thënë urgjencës se do oksigjen dhe të shtrohet në spital, urgjenca nuk pyeti fare. Edhe kur erdhën në shtëpi, nuk pyetën fare as për oksigjenin, as për analizat, vetëm thanë mbajeni në shtëpi.

Nuk e kuptoj me çfarë logjike e thonë këtë dhe nuk e shtrojnë, ndërkohë që doktori që e ka ndjekur thotë se duhet shtruar urgjent, sepse në shtëpi nuk ka oksigjen. Ne nuk donim ta shtronim nënën, sepse i dimë kushtet këtu, por mjeku na tha ta shtronim. Ata na japin pretekste për të mos e marrë një të sëmurë rëndë e për ta shtruar në spital”, tha qytetari, raporton “BalkanWeb”.

Lexo edhe:   MOTRAT ZIHEN PËR NJË SHTËPI, ÇOBANI: NUK I PËRKET ASNJËRËS…