Bora Muzhaqi flet në 2 të mëngjesit, salla shpërthen në të qeshura: Është ora 1 e natës, trupi i shëndoshë në mendje të…(Video)

212

Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk ka qëndruar pa bërë “gafën” e rradhës. E emocionuar teksa ka marrë fjalën në Kuvend, Muzhaqi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me lapsuset e bëra njëra pas tjetrës.

 

Si fillim Muzhaqi nga emocionet e tepërta ngatëroi orën: Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.

 

“Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve…”

 

Ndërkohë që nuk kanë munguar as shprehjet të cilat ministrja i merr me vete.

 

“Trupi i shëndoshë… Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, tha ajo teksa salla ka “shpërthyer” në të qeshura.

 

Lexo edhe:   Po raportonte nga shtëpia, Gazetarja nxjerr gabimisht burrin teksa lahej në trasmetimin live