Sikur te mos mjaftonte ai i Arbana Osmanit, e gjithë Shqipëria do të jetë në “Big Brother” tani e tutje

92

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili pritet të rikonfirmohet edhe në mandatin e ardhshëm në këtë seancë nga Kuvendi shpalosi objektivat kryesore të dikasterit që ai drejton për 4 vitet në vijim.

“Asnjë centimetër katror në Republikën e Shqipërisë të mos dhunohet më siç është bërë në këto 30 vite. Do të përdorim dronët për kontrollin e territorit. Në këtë mandat synohet vendosja e kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Do të rishohim strukturën e krimit ekonomik në policinë e shtetit nën asistencën e policisë federale gjermane. Shumë shpejt do e sjellim këtë nismë në parlament.

Do ta transformojmë SHÇBA-në në një strukturë të mbikëqyrjes policore. Ligji i ri për këtë transformim po përgatitet me asistencën e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë”, tha Çuçi.

Lexo edhe:   PROTESTA E PD, BARDH SPAHIA: TA HARROJNË MARRJEN E SHKODRËS