Shpërthimi i bombolës në Velipojë/Humb jetën nëna, i mbijetuar vetëm djali

276

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak muaj më parë në Velipojë, shpërthimi i bombolave të gazit në një hotel duket se vijon të shtojë numrin e viktimave.

Bëhet e ditur se ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe A.Gj. , nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se tani i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome.

Kujtojmë se Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë.

Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët.

Lexo edhe:   La punën për t’u kujdesur për fëmijët, nëna tregon se si po fiton mbi 500 euro në muaj nga shtëpia