SHKODËR, STUDENTËT: SYNIMI JONË ËSHTË TË EMIGROJMË

86

Studentët e degëve infermieri, mami dhe fizioterapi synojnë që pasi të mbarojnë studimet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të emigrojnë jashtë Shqipërisë për të punuar.

Këto profesione janë të preferuara në Gjermani por edhe shtete të tjera të Europës ku pagat dhe kushtet e punës janë më të mira. Këto janë arsyet kryesore që detyrojnë studentët të lënë Shqipërinë.

Studentët ndjejnë keqardhje që do të emigrojnë menjëherë pasi të mbarojnë shkollën e lartë por shprehen se nuk kanë një zgjidhje tjetër.

Një numër i konsiderueshëm studentësh të universitetit të Shkodrës përveç studimeve të larta ndjekin edhe kurse të gjuhëve të huaja për t’u certifikuar si një kriter që u duhet në momentin kur emigrojnë.

Shteti që synojnë më shumë është Gjermania por ka edhe shtete të tjera të BE që mbeten të preferuara për studentët për një jetë më të mirë.

Lexo edhe:   Situatë e frikshme. Bashkia po ‘helmon’ qytetarët e saj