Pëllumb Pipero: Ka dhe njerëz që marrin vaksinën dhe nuk krijojnë antitrupa, tani na mbron apo jo?

147

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero u shpreh se organizmit i duhen 2-3 ditë që të njohë variantin Delta.

 

Teksa përsëriti se virusi nuk ka ikur dhe se vendet e tjera në botë që pretenduan këtë po i vuajnë ende pasojat e lehtësimit të masave, Pipero tha vaksinimi është kyçi për të luftuar këtë pandemi.

 

“Covid s’ka ikur është midis nesh dhe së dyti në ambientet e mbyllura është mirë të mbajmë maskën dhe së treti të nxjerrim mësime nga vendet e tjera.

 

Britania megjithëse është hapur ka sërish kufizime.

 

Në Izrael nga studimi të publikuar më 20 gusht nga Izraeli, një vend me incidencën më të lartë dhe pse të vaksinuar. Çfarë ndodhi dhe çfarë mësimesh duhet të nxjerrim.

 

Imuniteti me kalimin e kohës mbaron. Ka dy koncepte shkencore mbi imuniteti kujtesë imunologjie dhe imuniteti si antitrupa. Pra nxitet prodhimi i atikopeve atëherë kur organizmit I duhet. E gjithë evidence shkencore botërore se antitrupat e gatshme nuk jetojnë gjithë jetën, edhe nëse jetojnë do të bien. Imuniteti si kujtesë imunologjike dhe në momentin kur ti bien ë kontakt me virusin nxiten qelizat të prodhojnë antitrupa. Këtu ndodhe dhe konflikti, veçanërisht variant delta që I shmanget imuniteti dhe organizmit i duhet 2-3 ditë të njohë që ka hyrë virusi dhe në këtë kohë ai shumëzohet dhe përhapet. Mandej prodhohen antitrupat dhe këtu hynë në lojë vaksina dhe e mund imuniteti sëmundjen. Jo të gjithë personat që bien në kontakt me virusin krijojnë antitrupa. Ka dhe njerëz që marrin vaksinën dhe nuk krijojnë antitrupa.

 

Izraelitët hoqën të gjitha masat pas vaksinimit dhe ky hap i tillë kur pandemia ende nuk është vënë nën fre është e nxituar. Këtu del dhe mësimi se imuniteti i krijuar nga vaksina, zgjat pak.

Lexo edhe:   Shqipëria vendi ku të gjithë duan të ikin mban numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE

 

Varianti Delta i shmanget imuniteti të krijuar, por nëse i je i vaksinuar dhe infektohesh je shumë herë më i mbrojtur. “Personat e pa-vaksinuar mbi 60 vjeç ishin 9 herë më sëmurë dhe nën 60 vjeç 3 herë më shumë se të vaksinuarit.”

 

Vaksinimi është kyçi”, u shpreh Pipero në MCN Tv.