Nik Sherri i Përputhen… Historia frymëzuese e 30-vjeçarit që ka humbur një këmbë dhe nuk u dorëzua kurrë

Nik Sherri, është një nga djemtë më simpatikë të Përputhen. Që në momentin e prezantimit ra në sy për qetësinë dhe edukatën që e karakterizon.

 

30 vjec, i lindur në Mirditë por jeton në Tiranë me profesion si trajner personal. Por Nikun nuk e kemi parë vetëm në studion e “Përputhen”.

 

Nik Sherri është bërë i njohur gjithashtu për historinë e tij frymëzuese. Pas një aksidenti me makinë Nik, ka humbur njërën këmbë të cilën tashmë ja zëvendëson proteza.

 

Pavarësisht kësaj ai nuk i humbi shpresat për të jetuar dhe për të bërë një jetë si të gjithë moshatarët e tjerë dhe për të ndjekur të gjitha endrrat e tij.

 

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ai ka treguar historinë e tij të luftës për të jetuar dhe për të përmbushur ëndrrat e tij.

 

‘’Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ishte edhe aksidenti që unë fatkeqësisht humba këmbën dhe nga ai aksident unë fillova më shumë stërvitjen. Sepse nëse mungon dicka, ne ngrihemi në dicka tjetër, për shembull në rastin tim, të kem një trup të mirë fizikisht që mos të vihemi re shumë nga defektet që kemi’’ është shprehur Nik.

 

Ndër të tjera ai jep një mesazh mjaft frymëzues për të gjithë, sidomos për të rinjtë.

 

‘’Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marrë fund, gjithmonë duhet ti bësh ballë cdo lloj situate. Cdo gjë ka zgjidhje mjafton të kesh vullnet dhe çdo gjë e kalon” thotë Sherri.

 

Tashmë pjesë e “Përputhen”, Nik na tregon së pavarësisht rrethanave asgjë nuk është e pamundur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...