Moderatorja shumë e njohur me zërin unik rikthehet mes lotësh në Top Channel pas kaq vitesh

177

E ftuar në “Ftesë në 5”, Gerta Heta ka zbuluar pasditen e sotme se shumë shpejt do të jetë sërish pjesë e “Top Channel” si moderatore e programit “Hipokrati”.

“Do të jem imazhi i ri i ‘Hipokratit’”, ka pohuar Gerta, e cila e ka nisur rrugëtimin si pjesë e “Top Albania Radio”.

Moderatorja e nisi intervistën me lot pasi u prek nga videot nostalgjike gjatë kohës që punonte në radio e këndonte nëpër festivale.

Programi do të vijë çdo të shtunë, ndërsa Heta ka shtuar se ndihet e emocionuar që rikthehet në familje dhe shtëpinë e saj të parë./revistawho.com

Lexo edhe:   “Punën nuk ma kanë dhënë shefat”, moderatorja sportive “thumbon” koleget: Për ato që dalin vetëm si kukulla dhe…