“Kishte sjellë gjellën të ftohtë”/ Burri nxin gruan, e qëllon me çfarë i del para

174

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e ftuar në Open për të diskutuar mbi ngjarjen e rende ku iu mor jeta ne menyre te paralajmëruar të së ndjerës Sabrina Bengaj , tha se faji përveçse i ish bashkeshortit është edhe i institucioneve.

 

“Duhet të funksiononte gjithë mekanizmi, është kordinatori i pushtetit lokal, i cili duhet të raportojë, e dyta del një person nga burgu i Zaharisë, që mbahen personat me çrregullime mendore, tani kur pas dikujt pushohen akuzat duhet të njoftohet policia, nuk është bërë, për më tepër që ai kishte thënë që do dal dhe do të eleminoj, mekanizmi s’ka funksionuar .”, tha ai.

 

Gazetarja tregoi dhe një rast konkret të cilin ajo e kishte parë gjatë ditës së sotme, e një gruaje të keq trajtuar barbarisht nga burri i saj, vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.

 

“Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga bashkëshorti, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë. Ajo keq trajtohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha. /Tch

Lexo edhe:   Boksieri kampion në lot nga skamja Reagon ashpër TKZ: Ato lot kërkojnë dinjitet!