Greta Koçi rikthehet në politikë, rreshtohet krah Berishës (foto)

Gjatë ditës së sotme deputeti demokrat Sali Berisha, tashmë i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, njoftoi në rrjetet e tij sociale se duke filluar nga nesër datë 16 shtator ora 18:00 do të fillojë një cikël me bashkëbisedime nëpërmjet demokratëve në Tiranë fillimisht e më pas në të gjithë Shqipërinë.

 

Greta Koçi është një ndër figurat e njohura të shoë bizzit shqiptar që ka bërë pjesë në struktura e Partisë Demokratike si nënkryetare e FRPD për 4 vite dhe ka kënduar nëpër mitingjet e fushatave elektorale . Ndonëse ajo prej vitesh nuk mban funksione administrative apo organizative brenda partisë, ka qenë gjithmonë aktive në pjesmarrjen nëpër protestat e opozitës duke lëshuar dhe thirrje në rrjetet e saj sociale sa herë ka pasur aktivitete të tilla.

 

Përjashtimi që i bëri kryetari Lulëzim Basha , ish-liderit Berisha ka bërë që shumë zëra demokratësh të bashkohen kundër këtij vendimi dhe të nënshkruajnë kërkesa për referendum.

 

Greta Koçi është evidentuar të jetë pjesë e iniciativës më të fundit politike të Sali Berishës teksa në foton e postuar, ku ky i fundit lajmëron për këtë cikël bisedimesh, shfaqet dhe këngëtarja në krahun e tij të majtë midis dhe personave te tjerë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...