“Gjithçka kam nevojë sonte është dashuria jote”- Luana Vjollca bëhet pishman për ndarjen nga Kreshnik Çoçaj?

1057

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është përfolur shumë për lidhjen e saj me menaxherin Kreshnik Çoçaj.

 

Por ndërsa çifti po përgatitej për të shkuar drejt altarit në shtator, marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

 

Megjithatë, duket se moderatorja është bërë pishman dhe i ka drejtuar një mesazh biznesmenit nga Mykonos, ku edhe po shijon pushimet prej gati 1 jave.

 

Ajo postoi foto në Instagram e veshur me të zeza ku vendos në pah linjat trupore dhe shkruan: “Gjithçka kam nevojë sonte është dashuria jote”.

 

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krizë momentale, apo çifti janë ndarë përfundimisht.

 

Luana dhe Krenari kishin planifikuar të martoheshin këtë vjeshtë në një ceremoni VIP të organizuar në Gjirin e Lalzit./Panoramaplus.al

Lexo edhe:   Tea dhe Antonela habisin: Ikëm nga plazhi sepse na…(VIDEO)