“O zyshe je super p***”/ SKANDAAAAAAAAL! Degradon arsimi në shkollat tona, shihni ç’ndodh gjatë orës së mësimit (video)

966

Një video skandaloze është duke qarkulluar në rrjet, ku tregon se ku ka degraduar arsimi në Shqipëri dhe se çfarë kulture po u japim fëmijëve.

Siç shihet dhe dëgjohet në video në një shkollë 9-vjeçare në vend, disa nxënës minorenë që duket se janë jo më shumë se 10 vjeç shajnë dhe fjalë nga më të ndryshmet në sy të mësueses, madje herë pas herë dëgjohet teksa ofendojnë edhe zyshën në klasë, por kjo e fundit nuk ka asnjë reagim.

Mënyra e komunikimit mes fëmijëve është vërtetë skandaloze dhe një ngjarje e rëndë, ku po rritet një brez i frikshëm dhe i pakontrollueshëm për të ardhmen.

Ndërkohë që shoqëria shqiptare në njërën anë organizohet në protesta për t’i thënë stop keq trajtimit në familje, në krhun tjetër kemi fëmijë të vegjël të cilët jo vetëm që ulin në fund autoritetin e mësueses, por shajnë dhe ofendojnë me një gjuhë që edhe i rrituri kur e dëgjon ëhstë mjaft e rëndë.

Ministria e Arsimit si dhe drejtoria arsimore e rrethit ku ka dalë kjo video duhet të marrin masa të menjëhershme, por edhe vetë prindërit duhet të punojnë më shumë me fëmijët e tyre, në mënyrë që të shmangim ngjarjet tragjike në të ardhmen.

https://fb.watch/827FY7cXP-/