NDIHEN TRE LËKUNDJE TËRMETESH TË NJËPASNJËSHME NË KOPLIK DHE SHKODER, MË I FUQISHMI 4 BALLË

135

Tre tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë në orët e para të mëngjesit 04:19 në veri të vendit.

Tërmeti që është ndjerë më shumë ka qenë 17 km në veri lindje të Koplikut, dhe 28 km në veri të Shkodrës të dhënave të IGJEUM shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Ndërkohë dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut.

Sakaq deri tani nuk raportohet se ka dëme në njerëz apo dëme materiale në zonat ku janë ndjerë lëkundjet.