Hapet tenderi për rrugën Shirokë- Zogaj, deputeti Benet Beci jep detaje për projektin e Bashkisë Shkodër…

Shkruan në Facebook Benet Beci, deputet i Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë: Të nderuar miq të faqes. Sot po ndaj me ju një lajm të mirë! Një nga projektet që kemi diskutuar gjatë fushatës ka qenë dhe rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e e Zi (Krajë).

 

Kjo rrugë është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Është shpallur gara për kompaninë e ndërtimit që do të zbatojë projektin dhe me datë 10 Tetor do të hapen ofertat. Rruga është rreth 6 km, 6 metër e gjerë me korsi biciklete dhe trotuar për këmbësorët.

 

Projekti është përgatitur nga bashkia Shkodër, do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të financohet nga një kredi që Qeveria Shqiptare ka marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe një grant nga Bashkimi Europian.

 

Viti i ardhshëm do te jetë një vit projektesh të rëndësishme që do ta transformojnë në një zonë plotësisht turistike siç i takon bregun e liqenit të Shkodrës.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...