Vajza i përgjërohet babait: Eja me mua në…

Historia tjetër në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, është po ashtu nga Amerika. Silvana nga Shëngjini i Lezhës ka 5 vite që ka emigruar përtej oqeanit.

 

Ajo rrëfen se si fëmija më i vogël mes shtatë fëmijësh, deri në moshën 25-vjeçare ka patur një jetë të lumtur familjare e për të, familja është gjithçka. Në atë moshë, një fejesë nuk arriti të kurorëzohej në hapin e madh për shkak të tradhtisë, të cilën ajo nuk e fal. Kur u njoh me djalin që e mori në SHBA, ky ishte kushti i vetëm i Silvanës për të, por historia u përsërit.

 

Ajo vendosi t’i jepte një mundësi të dytë për të mos prishur familjen pasi zbuloi që ishte shtatzënë dhe i tha të shpërnguleshin nga Bostoni në Nju Jork. Silvana shkoi në Nju Jork, por pa partnerin e saj dhe atje gjeti mbështetje nga motrat. Prindërit iu bashkuan për ta ndihmuar të rriste vajzën, por babai i Silvanës, zoti Musa, nuk qëndron më shumë se 2-3 muaj në SHBA, pasi nuk mësohet dot me jetesën në atë vend. Ndryshe nga bashkëshortja e tij, e cila jeton atje për shkak se ka kryer bashkim familjar, ai përdor vizën. Kërkesa e Silvanës ndaj të atit është t’i bashkohet familjes në atë vend, pasi janë vazhdimisht të shqetësuar për të, me trup në Amerikë e mendjen në Shëngjin.

 

Silvana: Me gjithë dëshirën më të madhe, ju kam thirrur te zoti Ardit Gjebrea për të gjithë sakrificat që keni bërë për të shtatë ne fëmijët, që na keni dhënë dashuri, respekt, na keni falur mirësi gjithë jetën dhe të më falni që ka 5 vite që ju kam ndarë ju të dyve tani që ju keni më shumë nevojë për njëri-tjetrin dhe ftesa ime sot është, përpos gjithë falënderimeve, kam ardhur t’i bëj ftesë babit që të vijë në Amerikë e mos të rrijë këtu vetëm.

 

Ne jemi vetëm me trup në Amerikë dhe me mendje jemi në Shëngjin. Babi e di se çdo ditë na bie telefoni në mëngjes ose i biem ne për ta ditur si je ti, apo si është mami, që ti pyet çdo ditë. Kështu që dua që ti babi, të më premtosh, se ke shtatë fëmijë e ti e di që të gjithë të lusim çdo ditë, duke filluar nga vëllezërit në Greqi, motrat atje e motra në Lezhë, ti nuk dëgjon të rrish me asnjërin. Te vajzat me dhëndrat nuk ndihesh mirë, ndërsa te unë mendoj që jemi unë, ti, mami e Xhensila (vajza e Silvanës).

 

Ti e di se unë e kam të nevojshme të rri atje, nuk mund të vij këtu, i di arsyet, s’mund ta marr vajzën këtu, kështu që me gjithë zemër, që ti ta kalosh sa më bukur pleqërinë dh këto ditë që të kanë mbetur, të vish me mua e mamin sapo të hapen ambasadat, jo vetëm me vizë, por të vish e të bësh bashkim familjar, se kështu nuk rrihet. Nuk iki pa më premtuar sot, këtë ta kesh të qartë.

 

Musa: Edhe unë do të të jap besën që do të vij edhe unë atje./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...