“Nëse s’i plotësoja këtë kusht, Olsa pushohej nga puna”, Sindi nxjerr zbuluar të fshehtat e Përputhen

Sindi Loci, ish konkurentja e “Përputhen” u kthye në emrin më të përfolur në median roze sidomos pas deklaratës në lidhje me virgjërinë e saj. Ajo u përfol edhe në lidhje me debatet e forta që shkaktonte në studio.

Edhe pas mbarimit të Përputhen Sindi është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh është prezente ne emisione të ndryshme televizive.

Së fundmi Sindi ka qenë e ftuar në “Kosova shoë” ku ndër të tjera ka folur në lidhje me produksionin e Përputhen. Ajo ka hedhur akuza të rënda veçanërisht ndaj autores së programit Olsa Muhametaj, por nuk është kursyer as ndaj Borës apo Arjanit.

Sipas Sindit, çdo gjë në atë program ishte kundër saj, madje ajo pohoi edhe se ishte detyruar nga Olsa të mos dilte me djemtë që ajo kishte pelqim vetëm për shkak të publikut. Ajo vazhdoi edhe më tej duke treguar se kishte kërkuar me ngulm të largohej nga Përputhen por Olsa i ishte lutur që të mos e bënte, ndryshe do ta pushonin nga puna.

“Olsa ka folur me nënën time në telefon dhe i ka kërkuar që unë të kthehesha në përputhen ose ndryshe do pushohej nga puna për keq menaxhim dhe sepse shoë do të merrte fund” – është shprehur Sindi.

Ajo nuk është kursyer as ndaj opinionistit të Përputhen Arjan Konomi me të cilin ka pasur shpesh herë debate por nuk ka lenë pa përmendur as moderatoren Bora Zemani.

“Emision antivlerash ku njerëzit shiten për disa klikime”.Ky ishte opinioni i Sindit në lidhje me “Përputhen”, duke nënkuptuar së pjesëmarrja e saj atje ishte gabim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...