Kryeministri jep lajmin e trishtë, humb personin më të shtrenjtë për të

Kryeministri britanik Boris Johnson po mban zi për humbjen e nënës së tij Charlotte Johnson Wahl, e cila ndërroi jetë sot në moshën 79 -vjeçare, raporton gazeta britanike “Telegraph”.

 

Një piktore me profesion, nëna e kryeministrit ndërroi jetë papritur dhe paqësisht në një spital në Londër, njoftoi familja e saj, transmeton Reuters.

 

Charlotte Johnson Wahl, e lindur në maj 1942, vdiq “papritur dhe paqësisht” në një spital në Londër të hënën.

 

Ajo ishte vajza e avokatit Sir James Fawcett, i cili ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970. Studioi gjuhën angleze në Universitetin e Oksfordit, por ndërpreu arsimin e saj për të udhëtuar në Amerikë me Stanley Johnson.

 

 

Çifti u martua në vitin 1963, para se Johnson Wahl të kthehej për të përfunduar diplomën e saj si femra e parë universitare e martuar në kolegjin e saj. Ajo dhe Stanley kishin katër fëmijë: Boris, Rachel, Jo dhe Leo Johnson, para se të divorcoheshin në vitin 1979.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...