Këngëtarja shqiptare tregon se e mori vesh për shtatzëninë kur…

100

Periudha e shtatzënisë nuk ka qenë aspak problem për Olta Bokën. Në një rrëfim ekskluziv tek “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se në të vërtetë ishte një kohë e ëmbël dhe private, larg vëmendjes së portaleve e lajmeve rozë.

 

Këngëtarja tregon se e ka shijuar shumë pasi fatmirësisht edhe ana shëndetësore ishte në favor të saj. Olta tregon se si e mori vesh lajmin për shtatzëninë, i cili erdhi gjatë kohës kur ajo ishte konkurrente në një kompeticion të rëndësishëm muzikor.

 

Olta Boka: E mora vesh kur unë kisha thënë “Po” për në festival, festivalin e 2019-ës. Nëse do ta kisha marrë vesh më përpara, mund të isha tërhequr dhe mund të mos isha bërë pjesë e garës, por në momentin që ndodhi kisha frikë se mos ndoshta keqkuptohej edhe tërheqja ime nga gara sepse nga një anë isha me dyshimet se mos duhej ta shmangia veten nga gjithë ai presioni, konkurrimi, stresi sepse kuptohet, shtatzënia e parë, por nga ana tjetër doja që edhe ta shijoja maksimalisht.

 

Vendosa ta çoja deri në fund edhe për të mos pasur keqkuptime, edhe për të mos menduar që “ja u tërhoq sepse ndoshta mendonte se nuk do ia dilte”, por ndërkohë unë aty nuk shkova për kupë. Shkova për t’iu rikthyer edhe njëherë ndjesië dhe kam bërë shumë mirë sepse aty kam kujtimin tim të parë me Gaian në skenë, nga ana tjetër nuk doja që edhe njerëzit të ma merrnin vesh.

 

Rudina Magjistari: Sa kohë prite për ta lajmëruar?

 

Olta Boka: E vërteta është që unë do të prisja deri në momentin e lindjes.

 

Rudina Magjistari: Kështu e kishe në plan? Por çfarë ndodhi?

 

Olta Boka: Po, por më ndodhi që dikush më kishte parë.

 

Rudina Magjistari: Në Shqipëri, kaq vend i vogël sa jemi ne, të gjithë aty afër njëri-tjetrit, është e pamundur të mbulosh.

 

Olta Boka: Mua më ndihmoi edhe pandemia në fakt, që isha e izoluar në shtëpi.

 

Rudina Magjistari: Po, e vërtetë, vitin e kaluar. Po atëherë si ndodhi?

 

Olta Boka: Po dolëm në momentin që festuam një ditëlindje dhe rastësisht më panë. M’u duk sikur e kërkova vetë, thjesht pas ditëlindjes, erdhëm në shtëpi dhe po i kërkoja Ivit: “A të bëjmë edhe një xhiro, këtu afër nga lagjja?” dhe pikërisht në atë xhiron e lagjes mua më kishin hasur hde kur shkoj në shtëpi, ishte ora rreth 23:00, dhe vetëm kur më vërshon telefoni dhe më thonë: “Olta, e ke nxjerrë që je shtatzënë?”.

 

Të them të vërtetën, nuk është se më pëlqeu shumë dhe bëra tentativat e mia për ta hequr lajmin, por ishte e pamundur. Jo se kishte diçka, por e shijova gjithë pjesën e mungesës së vëmendjes. Isha më e qetë, nuk kisha nevojë për vëmendje të shtuar dhe m’u duk sikur ishte një gjë vetëm për vete. Kjo s’do të thotë që kishte diçka të gabuar edhe në pjesën tjetër që u mor vesh./tvklan.al