A të shajnë në Instagram? Flet ish-konkurentja e Për’puthen: Pafund!

87

Vajzat më të njohura të shoëbiz shqiptar janë shpesh nën shënjestrën e komenteve dhe mesazheve ofenduese dhe diskriminuese në rrjete sociale. Antoneta Koçi zbuloi në studion e “Abc e Pasdites” një rast specific që vetë asaj i ka ndodhur para disa ditëve.

 

Teksa ndante historinë me Ermal Peçin dhe të ftuarat në studio, Antoneta tregoi se një ndjekëse e saj e kishte kritikuar për pamjen në mëngjesin pas ditëlindjes. Sipas blogeres, komentuesja i tha se në foton në Instagram nuk dukej aspak si në jetën e përditshme.

 

“Një komentuese kishte bërë një shkrim ku thoshte sa u zhgënjeva kur e pashë, e bardhë, pa jetë. Unë i ktheva përgjigje se në ditën kur më pa unë isha me probleme shëndetsore, pa gjumë… ‘gjë e bardhë, pa jeta’ e vërteta ishte se isha pas ditëlindjes sime. Unë nuk mund të postoj çdo gjë, çdokush kurohet në Instagram. Edhe të dashurit fotot sot i nisen me filtra” – tha Antoneta Koçi.

 

E pyetur nga Ermali nëse komentet negative I merr më së shumti nga vajzat, Antoneta dhe një përgjigje të befasishme:

 

“Shoh një numër të shtuar meshkujsh që komentojnë negativisht. Meshkuj që shajnë, e nisin duke të komplimentuar dhe në momentin që ti nuk I shkruan shajnë pafund” – shprehu blogerja.