Verë në shtator, termometri mbetet në vlera të larta

Java e tretë e shtatorit pritet që të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe me diell.

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb tha për Abcnews.al se pritet që i gjithë vendi të jetë në mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit me diell.

Sipas saj dita më e nxehtë e javës do të jetë e marta ku temperatura maksimale do të jetë 33 gradë ose në disa zona edhe më shumë se kaq.

“Kushte të qëndrueshme moti. E gjithë java do të jetë me mot të kthjellët në zonat malore do të shfaqen gjatë mesditës, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të herë pas hershme, megjithatë nuk do të ketë reshje.

Sa i përket temperaturave ato vijnë të jenë të lartë nga 12-13 gradë në zonat juglindore, ndërkohë që maksimalja sot do të jetë 31 ose 32 gradë. E marta do të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave. Era s’do të ketë shumë shpejtësi duke e bërë që dhe deti të jetë më i qetë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Porja ka bërë me dije se dhe në rajon do të jenë masa ajrore të qëndrueshme. Kosova do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët me vranësira të lehta, me temperatura deri në 28 gradë celsius.

Në Maqedoninë e Veriut përveç diellit do të kemi dhe vranësira e pak shi në zona të izoluara temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...