Sherri në Kuvend, LSI reagon dhe i jep të drejtë Taulant Ballës

220

Pas debatit në Kuvendin e Shqipërisë mes opozitës dhe maxhorancëës për Komisionet Parlamentare, ka reaguar zyrtarisht LSI.

Duke iu shmangur “përplasjes” me PD, LSI më në krye Monika Kryemadhin bën me dije se LSI nuk është njoftuar për të marrë pjesë në Komisionet Parlamentare.

Në këtë mënyrë, LSI konfirmon dhe pranon kërkesën e Ballës, gjë e cila solli përplasje në Kuvend dhe largimin e opozitës.

LSI-ja: Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme.

Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër. /albeu.com/