“Mos ia qani hallin” Armina Mevlani reagon për herë të parë pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja

161

Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA.

Të gjithë familjes Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendimi i DASH nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanin.

Por goditja e dytë për Berishën erdhi nga Partia Demokratike e cila e përjashtoi nga grupi.

Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka reaguar për herë të parë. Ajo la zgjedhur të komentojë në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen.

Ndjekësve u ka rënë në sy komenti i Mevlanit dhe kanë replikuar me të.

“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një prej tyre, por Mevlani nuk ia ka përtuar përgjigjen.

“Mos ia qaj hallin,”- shkruan blogerja në replikën e saj.