“Mbajeni mend nga unë këtë”, avokati i njohur paralajmëron lajmin që do të “tronditë” kryeministrin Rama

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se brenda 3 muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij më i goditur do të jetë kryeministri Rama.

Ngjela theksoi se vendimin e ka marrë Departamenti i Shtetit Amerikan dhe që kur Berisha u shpall non grata ata i bënë paralajmërimet për PD-në.

“Natyrisht që mendoj se Basha nuk ka pasur rrugë tjetër, nuk e ka marrë ai vendimin por departamenti i shtetit, do flasim për shkakun jo për pasojën. Departamenti të SHBA e ka shpall Berishën ‘non grata’ , këtë nuke lejon as ligji shqiptar.

Jo vetëm non grata por politika amerikane deklaroi se nëse nuk do e përjashtoni do ‘hani bar’, tani Basha veproi mire, Saliu është mendjengushtë. Berisha ose nuk është mirë nga mendja ose ka një qendër jashtë që e drejton.

Unë flas si jurist, nuk e ka nxjerrë Basha vendimin, nuk mund të prishej me Amerikën. Ne po flasim për substancën, ai nuk ka gabuar, ai rregulloi karrierën e tij edhe nëse e ka pasur në pikëpyetje lidhur me partnershipin e madh.

Berisha bërtet kot, është i çorientuar. Ç’faj ka Basha, sepse asnjë nga këta që mbështetën Berishën nuk po flet. Ekuacioni ka dy krahë, e vetmja rrugë është që ti binden Bashës dhe të rritet figura e tij.

Nga e gjithë kjo më i godituri është Rama, mbajeni mend nga unë këtë, po të shikosh poshtë e përpjetë ai i ka sjellë këto telashe pavarësisht se nuk del hapur.

Çështja është shumë e thjeshtë, nëse kemi rritjen e Bashës me përkrahjen e Amerikës për 3 muaj do të kemi zgjedhje të parakohshme. Dominoja është shumë e rrezikshme, po vure një gur 5 me 3 do të të vidhet, është gur i Amerikës ai”, u shpreh avokati për Fax News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...