Loot, gruaja shkon në polici dhe ankohet për mbathjet e komshies: I nder që të më joshë burrin

168

Policia meksikane në Quintana Roo, mori një ankesë të pazakontë nga një grua vendase, e cila akuzoi fqinjën e saj 23-vjeçare se i kishte ekspozuar mbathjet e saja qëllimisht për të tërhequr vëmendjen e burrit të saj.

 

42-vjeçarja Yuvitza E. vendosi të ngrejë një akuzë formale kundër fqinjës të saj, për thyerje të “moralit të mirë dhe mirësjelljes”.

 

Ajo u tha oficerëve të policisë se nuk ishte rastësi që fqinja e saj i lante gjithmonë tangat e saj të shtunave, rreth mesditës, kur burri i saj ishte në shtëpi dhe ishte i lirë ta shikonte nga shtëpia e tyre.

 

Akuzuesja shpjegoi se ajo e kishte kapur mat burrin e saj në mënyrë të përsëritur duke admiruar tangat e komshijes së tyre dhe pavarësisht se i kërkoi asaj të hiqte dorë nga përpjekja për të joshur burrin e saj, ajo vazhdoi t’i nderte tangat në mënyrë të dukshme.

 

Thuhet se Yuvitza i kërkoi policisë ta ndalonte “joshësen”, por ata e informuan me mirësjellje se gruaja 23-vjeçare nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.

 

Policia kontaktoi fqinjën në shtëpinë e saj dhe e këshilluan që të shmangë konfliktet e ardhshme të kësaj natyre, duke i nderë tangat pas larjes në një vend më pak të dukshëm.