Prostituta shqiptare e pajisur me “green-pass” në Itali qetëson klientet: Të mos kenë frikë, bëj tamponin një herë në javë

339

Janë disa rrugë në Torino të Italisë, që gjatë orëve të natës popullohen nga punëtoret e se*sit dhe klientë të ndryshëm.

Mirëpo as ato nuk kanë mundur t’i shpëtojnë masave të forta të qeverisë italiane, që u kërkon qytetarëve të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Një prej tyre është nga Shqipëria dhe thotë se pseudonimin e ka “zonja”. “Jam e vaksinuar”, thotë ajo për një gazetë italiane. “Mora dozën e parë të vaksinës Moderna, për 20 ditë kam të dytën”.

Ajo thotë se s’ka frikë nga vaksina. “Unë gjithashtu bëj tamponin një herë në javë, kështu që klientët të jenë të qetë”, shprehet ajo.

Një tjetër punëtore seksi nga Europa Lindore thotë se e disponon “green-pass”. “Nëse klientët kanë dyshime, ua dergoj në Whatsapp. Por deri tani askush nuk më ka pyetur lidhur me këtë”, shprehet ajo.