Ndjekësja e kritikoi Arbanën se e kishte vënë pirunin në anën e gabuar, por Eduarti i kthen përgjigjen e merituar

Mbrëmjen e djeshme çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, organizuan një darkë shumë të këndshme për disa prej miqve të tyre.

Pas videove të ndryshme që ndau dje me ndjekësit në Instastory, Arbana ka postuar sot në Instagram disa foto e detaje nga tryeza që kishin përgatitur, e cila si gjithmonë dukej tejet elegante.

E teksa shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar, dikush ka kapur një detaj në shtrimin e tryezës. “Në fakt piruni rri në të mjatë dhe thika dhe luga në të djathtë!”- ka shkruar ndjekësja. Por, a do i shpëtonte Arbanës një detaj i tillë? Jo.

“Në fakt tavolinën e ka shtruar Edi se unë po gatuaja dhe ishte një surprizë shumë e bukur. Dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie për mua në cilën anë e kishte vënë pirunin!”- ka treguar moderatorja.

Megjithatë, një përgjigje e ka dhënë edhe Eduarti, të cilit si duket nuk i ka shpëtuar ky koment në postimin e partneres. “Ti thuaj mirë që e shtrova . Do dhe pirunin në krahun e majtë!”- ka shkruar ai me nota humori. /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...