“DASMA SHKODRANE”, NATA E VEÇANTË ME PERLAT E MUZIKËS

193

Një buqetë këngësh popullore tradicionale shkodrane në një mbrëmje të veçantë sollën në qytetin e Shkodrës “Dasmën Shkodrane”.

 

Një projekt i qendrës rinore Arka dhe përkushtimin e muzikantit të njohur Lorenc Radovani dhe orkestrën e këngëtarët e rinj i dhuruan të pranishmëve një natë të bukur me disa prej këngëve të përzgjedhura të kënduar historikisht në dasmat shkodrane…

 

Violinisti Radovani i cili drejtoi orkestrën dhe këngëtarët tek nata e “Dasmës Shkodrane” tha se kjo mbrëmje kishte një mesazh të fortë sepse nuk dasma shkodrane është një identitet kulturor…

 

Harresa ndaj muzikës popullore tradicionale por edhe Dasmës Shkodrane shprehet muzikanti Radovani duhet të marrë fund…

 

Artistët e rinj përfituan një eksperiencë ndryshe me këtë natë të “Dasmës Shkodrane”…

 

Të pranishmit, një pjesë muzikantë apo drejtues ndër vite shprehen se kjo traditë e bukur e Shkodrës e muzikës dhe Dasmës Shkodrane nuk duhet të humb asnjëherë….

 

Për mbi tre orë me radhë “Dasma Shkodrane” përmes këngëtarëve dhe orkestrës që performuan live solli disa prej pjesëve më të bukura muzikore.