U largua nga “Klanifornia”? Marina Vjollca iu jep fund një herë e mirë të gjitha dyshimeve

122

Pak kohë më parë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, konfirmuan se po bëhen prindër. Me disa fotografi të ëmbla, moderatorja konfirmoi shtatzëninë. Menjëherë më pas, u larguan për disa ditë pushimi me reperin.

 

Stafi i “Klanifornia”, programi i humorit, publikoi në Instagram një foto, nga mbledhja për sezonin e ri, ku shihej i gjithë stafi bashkë me aktorët, por pa Marinën. Kështu nisën dyshimet se moderatorja nuk do të ishte në sezonin e ri.

 

Megjithatë, sot “Klanifornia” ritkthehet në transmetim, dhe Marina ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet.

 

Moderatorja, ka publikuar disa fotografi nga spektakli i sotëm në Instagramin e saj, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë, që i tregon edhe barkun e rrumbullakosur.

 

Ky sezon do të jetë pa dyshim më i veçanti për të, duke qenë se është në pritjen e ëmbël!