Si reagon kur bashkëshorti harron datën e përvjetorit? Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon detaje nga jeta private

Këngëtarja e njohur shqiptare, Orgesa Zaimi, ka zbuluar disa detaje nga jeta private. Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, artistja u pyet se si reagon kur bashkëshorti i saj harron datën e përvjetorit të martesës.

 

“Ai e harron gjithmonë. Nuk është nga këta tipat romantikë, me lule, nën dritën e hënës etj. dhe prandaj më pëlqen. Për këtë gjë. Edhe ditëlindjen e vet Mentori e harron, nuk e di kur e ka. Nga këta njerëzit është.

 

Nuk besoj se kjo e bën një njeri më të dashuruar, ose më të dhënë dhe më të respektueshëm në një marrëdhënie që ne kemi vite që e kemi krijuar tashmë. Por avash-avash do e mësoj duke ia shënuar diku. Ne i kemi në data 25 dhe ai është bërë me hije tani, thotë ‘ça kemi ndonjë përvjetor?’. Se Bora ka lind në 25, ne të dy jemi lidhur në 25, martesën e kemi në 25, unë kam lindur në 25, kështu që…”.

 

Ndërkohë, e pyetur se si do të reagonte nëse do të shtonte pesë kilogramë Zaimi tha: “Vetëm frika se mos kam ngel shtatzënë. Sepse gjithmonë jam 52-53 kile dhe pesha më ka lëvizur vetëm kur isha shtatzënë. Kështu që e vetmja habi në këto pesë kilogramë të fituara është ‘mos jam shtatzënë’ dhe op, vret burrin (teksa shtoi me të qeshur se bën shaka)”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...