Rama jep deklaratën e fortë: Ky mandat do të jetë për të pastruar vendin nga mbeturinat

319

Pas mbarimit të seancës plenare, Edi Rama ka dhënë deklaratë për mediat. Rama u shpreh se momenti i mbledhjes së fletëve të grisura ishte një gjest instiktiv.

 

Rama: Votat e grisura, për të pikturuar në zyrë? Ishte një moment i rëndësishëm dhe një moment i bukur për ne sepse nga sot Kuvendi ka në krye një grua të admirueshme dhe një politikane që nuk i ka fryrë konfliktit. Është lajmi i mirë besoj unë. Sa i përket pyetjet që më bën, ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë.

 

Do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike. Jo vetëm zonat turistike por edhe ato rurale të kenë një nivel tjetër në raportin me mjedisin. Ishte gjest instiktiv. Jemi duke punuar prej dy muajsh. Qesen e kërkova se nuk e kisha me vete.