Ndoshta shume nga ju as qe ia kane idene se si pregatitet buka ne kushtet e shtepise, ja receta dhe menyra e pregatitjes

118

Më poshtë ju sjellim recetën e buke që mund ta përgatisni fare lehtë në kushtet e shtëpisë

Përbërësit:

300 ml ujë,

500 gram miell,

½ lugë çaji me maja,

1 lugë gjelle me sheqer,

½ lugë çaji me kripë.

Përgatitja:

Në një gotë kombinoni sheqerin, majanë dhe pak ujë të vakët. I lini 10 minuta derisa të treten mirë.

Në një enë shtoni miellin, kripën dhe masën me maja që përgatitëm. Fillojmë e punojmë brumin mirë.

Pas kësaj e mbulojmë dhe e lëmë në temperaturë ambienti përrreth 1 orë. Tani marim një tavë. E shtojmë brumin me kujdes.

Mos harroni ta lyeni më parë tavën me pak vaj. Vendoseni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi buka të jetë gati, e lini të ftohet pak para se ta konsumoni.