Moderatorja e Top Channel rrëzohet gjatë xhirimeve për emisionin e saj (video)

140

Emisioni “Më thuaj një dëshirë”, rikthehet sot në transmetim në ekranin e Top Channel, sërish në prezantimin e moderatores Fjoralba Ponari.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, që startoi po ashtu mesditën e sotme, ajo ka treguar disa detaje nga ky projekt. Fjoralba tregoi se këtë sezon të dytë ka shumë risi dhe histori mjaft emocionuese.

Por Fatma, një prej katër moderatoreve, ka zbuluar se ka patur edhe momente të sikletshme gjatë xhirimeve. Një ndër ta ka qenë edhe rrëzimi i Fjoralbës. Ajo ka qenë duke xhiruar një pjesë ku duhej të aktronte si Jasmin, tek Aladini dhe duke ecur me “tapetin magjik” është rrëzuar.

“Fatmirësisht nuk u vrava shumë, vetëm pak të gjuri. Por siç e shihni unë i marr me shumë sportivitet, si të mirat si pak më të mirat nga ky projekt. Por fatmirësisht nuk u lëndova dhe siç e shihni edhe partneri im në xhirime mu ofrua për ndihmë. I vumë një fashë të vogël gjurit dhe vazhduam xhirimet”, tha moderatorja, ndërkohë që transmetoheshin pamjet.

Gjithsesi, videoja nuk duhet humbur! (Minuta 44:10)