Alfred Cako flet për mjekët e njohur: Doktor Pipero është një shërbetor i vockël, nuk ia vlen…

67

Alfred Cako, opinionisti për teoritë e tij ka folur në Opinion për disa nga mjekët shqiptarë që u bënë të njohur në media pas konstatimeve të tyre publike gjatë periudhës së karantinës.

Cako ka shënjestruar mjekët Pëllumb Pipero dhe Kita Sallaba nda duke mos u kursyer aspak.

“Doktori është një shërbëtor i vockël, nuk ia vlen të merrem fare, sepse punon me e-maile, padroni i tij është Edi Rama”, u shprek Cako për Piperon.

“Ky është një doktor leshi, po ta them unë. Një doktor që thotë “të vaksinohen njerëzit me detyrim” është doktor leshi.

Nuk mund ta lejojmë ne të na mbysin rininë. Edhe do ta kuptoni këtë në muajin shkurt dhe mars. Ata po thonë “çdo gjë do përmirësohet”, por ja ku jemi bashkë, çdo gjë do përkeqësohet.

Do të ketë më shumë të vdekur nga vaksinat. Edhe ruajuni të pavaksinuar nga të vaksinuarit, sepse siç thotë doktor Coleman, “të gjithë të vaksinuarit janë një bombë për të pavaksinuarit”,-tha ai për Sallabandën.