Zbardhet telefonata e Sali Berishës me Lulzim Bashën pas përjashtimit nga PD

312

Sali Berisha nuk do të jetë në parlamentin e Shqipërisë pas 31 vitesh, dhe kjo falë një vendimi të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai tha se i ka thënë Bashës se Shqipëria ka humbur.

 

Deklarata e Berishës:

 

“Shqipëria ka humbur. E tërë shoqëria ka humbur. Vetëm një forcë politike po qeveris vendin dhe mund të jetë opozitë e pavarur. Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. Unë e dija që kishte presione, por se prisja që të merrte vendim personal“, tha ndër të tjera Berisha.