Polici i urryer/ Tërheq zvarrë fëmijën autik në mes të shkollës (VIDEO)

Momenti kur një oficer policie sulmoi një djalë të ri autik në një shkollë me nevoja të veçanta në Liverpool është bërë virale në rrjet.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, Christopher Cruise, 57 vjeç, shihet duke kërcënuar se do ta godasë me shkelm 10-vjeçarin teksa përkulet në dysheme nga tmerri para se të përpiqet të zvarritet nëpër derë.

Cruise, mund të shihet duke kapur kapuçin e xhaketës së djalit dhe duke e tërhequr atë në dyshemenë e korridorit.

Fëmija u lëndua në gju pas incidentit. Cruise pastaj tregoi një nxënës tjetër të habitur të cilit polici i thoshte: ‘Radhën e ke ti’.

Oficeri u dënua për agresion, dhe u dëbua përjetë nga profesioni i policit.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...