Ku e kaloi natën? Berisha mbërrin në shtëpi para seancës së Kuvendit, ja momenti kur zbret nga “Benzi” i zi (VIDEO)

192

Pak para se të nisë seanca e parë e Kuvendit ku pritet të jetë prezent, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

 

Me maskë anti-C OVID19, Berisha ka zbritur nga makina e tij “Benz-Mercedes” me ngjyrë të zezë.

 

Ku e ka kaluar natën ish-kryeministri? Me kë mund të jetë takuar?

 

Kujtojmë se sot nis seanca e parë e legjislaturës së 10 në parlament.

 

Berisha do të futet në Kuvend për herë të parë jo si deputet i Partisë Demokratike, pasi kryetari i kësaj force politike e përjashtoi nga grupi parlamentar.