“Krushqi” mes VIP-ash në jug të Shqipërisë, djali i Almeda Abazit e ka zgjedhur nusen shqiptare që tani

152

Almeda Abazi së bashku me familjen zgjodhi jugun e Shqipërisë për të pushuar këto ditë.

Së fundmi ajo dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë bërë bashkë me një tjetër çift shumë të dashur për publikun, me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën. Modelja, në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar një fotografi nga takimi i djalit të saj me vajzën e tyre, Poem Vula.

Krahas fotografisë, ajo shkroi me humor: “E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem,” duke i bërë tag Ledrit dhe Sarës. Të vegjëlit duket se e kanë shijuar kohën e kaluar së bashku, po ashtu si prindërit.

Prej vitesh modelja jeton në Turqi, ku ka ndërtuar edhe familjen me aktorin e njohur Para pak kohësh ajo u bë nënë edhe e një vajze, që çifti e ka pagëzuar me emrin Alina.