Katër deputetët pro përjashtimit: Berishën s’e do njeri më shumë se Basha, por u detyrua

212

Katër janë anëtarët e grupit parlamentar të PD-së që janë pozicionuar hapur pro Lulzim Bashës që përjashtoi Sali Berishën. Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.

 

“Se do njeri më shumë se Basha, Sali Berishën, por ky është vendim i detyruar” u shpreh Sula gjatë debatit në selinë e blu, pasi kryedemokrati i njoftoi deputetët për vendimin.

 

Por ish-deputeti Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD-së shprehet se Basha nuk ka kompetencë për të përjashtuar Berishën.

 

“Ndërkohë që Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!!

 

Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!!

 

Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!!!

 

#qëndro_në_këmbë_demokrat

 

#asnjë_hap_pas” shkruan ai.

 

Shtatë deputetë të grupit parlamentar ishin hapur kundër këtij vendimi; Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.