“Faleminderit Lulzim”/ Mero Baze: More hak! Poshtërove Berishën, më shumë se ne të gjithë bashkë!

316

Në një shkrim me titull “Faleminderit Lulzim”, gazetari Mero Baze falanderon Lulzim Bashën për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar demokrat duke thënë se ai e ka poshtëruar Berishën, më shumë se të gjithë armiqtë e tij bashkë.

 

“Prej nesër të gjithë ne që jemi përballur me Berishën, kemi një të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne, që e ka poshtëruar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë se ne, pa u bërë armik me të, por vetëm duke i marrë atij gjithçka, partinë, pushtetin, paratë, dhe në fund dhe dinjitetin. Ai është Lulzim Basha.

 

Ai është Lulzim Basha. Ai është mallkimi i Sali Berishës për gjithë çka bërë me çdo kundërshtar në këto 30 vjet. Në fund të fundit tani është vetë ana tjetër e Sali Berishës, ajo që ai ka ëndërruar si duhet t’i kishte partnerët apo bashkëpunëtorët“, shkruan Baze.