Deputeti i Partisë Demokratike ja thotë “troç” Berishës: Jeni viktimë e asaj që krijuat vetë

147

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ka bërë disa kritika në sy Sali Berishës teksa të dy ishin të ftuar në Opinion.

 

Kadilli që ka qenë dhe një prej kandidatëve për kryetar të PD, i tha Berishës, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, se është viktimë e asaj që krijoi vetë.

 

Deklarata e Kadillit:

“Ju jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë, një parti që është monopol, nuk reaguat me të njëjtën forcë kur zgjedhjet sollën të njëjtin kryetar qeverie.

 

Të gjithë bashkë jemi viktima të një monopolizimi politik, që reflektohet më pas në ekonomi, në media etj. Forca dhe premtimi i z.Berisha ishte që do fliste kur të shihte humbjen e dytë radhazi, për të fituar PD, dhe për të fituar opozita,” tha Kadilli.