Xhaçka: Do ishim të kënaqur nëse afganët do të qëndronin përgjithmonë në Shqipëri

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e afganëve u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se strehimi i tyre në Shqipëri mund të kalojë mbi 12 muaj dhe faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët.

 

“Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo.

 

“Është një proces që mund të kërkojë deri në 12 muaj ndoshta edhe më shumë. Mes strehimit dhe procesimit të tyre, do të ketë një kohë të konsiderueshme. 12 muaj do të jenë minimumi për të mos thënë që do të zgjasë edhe më shumë se aq” tha ajo.

 

Olta Xhaçka tha se do të ishte e kënaqur nëse një pjesë e afganëve do të dëshironin që të qëndronin përgjithmonë në Shqipëri.

 

“Patjetër, ua thashë që bëhet fjalë për elitën kulturore, shoqërore të Afganistanit. Janë gazetarë, mjekë, financierë, inxhinierë, etj. Janë kualifikime me të cilat do të aplikonin për programe të emigracionit në cdo vend.

 

Ne kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar me kushtin apo dëshirën e shprehur për të vazhduar drejt SHBA-së, por nëse do të shprehin dëshirën të qëndruar do të ishim shumë të kënaqur që ta bënin Shqipërinë shtëpinë e tyre”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...