Rakacolli bën deklaratën e papritur: Jemi në gradën e katërt të rrezikshmërisë, do të..

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, deklaroi se përfshirja e Shqipërisë në zonën e kuqe do të varet nga shifrat që do të evidentohen gjatë ditëve në vijim.

 

“Varet, nuk e dimë se çfarë do tregojnë treguesit. Prandaj shihet se cili vend e plotëson ose jo. Ne shikojmë shifrat, është proces që bazohet në shifra, e diskutime që bëhen në bazë të tyre,” tha Rakacolli.

 

Ndërsa mjeku epidemiolog, Alban Ylli, tha se më shqetësues është potenciali i lartë i infektueshmërisë.

 

“Shifrat tregojnë se mund të futemi në listën e kuqe, rreziku për popullatën shqiptare është i madh. Pavarësisht se jemi pak më mirë se vendet rreth nesh, por jemi në rrezik. Është kategoria e katërt e riskut, kjo është më e larta dhe duhen marrë masat në të gjitha pikëpamjet.

 

Për fat nga termi i vdekjeve dhe rasteve të rënda jemi më mirë, por nga qarkullimi në komuntetit jemi të eskpozuar nga rrezik i lartë.Vaksinimi duhet të jetë strategjia kryesore, zgjidhja kryesore. Megjithatë potenciali i virusit për të bërë dëme, është më i ulët,” tha Ylli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...